Tatuazhet janë lloji më special i dedikimeve dhe Mozzik na e ka vërtetuar disa herë me tatuazhet e tij, pasi reperi ka shumë të tillë. Zakonisht, njerëzit zgjedhin të përjetësojnë një kujtim në lëkurën e tyre, duke gdhendur një tatuazh që do t’i kujtojë gjithmonë për një moment apo person të caktuar.
Nuk mund t’jua tregojmë të gjitha tatuazhet e Mozzik, por nga më të veçantët s’mund t’i lëmë pa i përmendur. Reperi na ka treguar se ka bërë tatuazh portretin e nënës së tij në krah dhe të Hanës.
Rreth një vit më parë Mozzik na shkriu zemrat të gjithëve kur postoi këtë foto të tatuazhit të portretit të Hanës.
Së fundmi, ai ka shtuar një tjetër tatuazh në dorën e tij të majtë. Në gishtat e kësaj dore, ai ka patur të gdhendur “Ziki”, nga shkurtimi i Mozzik.
Ndërkohë, ditën e sotme ai ka shtuar edhe “King of myself”, një tatuazh tipik për çunat e suksesshëm si ai. Mozzik e ka ndarë foton me ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke iu dhënë një ide kujtdo që kishte në plan të shtonte një tatuazh.