INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse po mendoni të riktheheni me ishin tuaj, bëjini vetes këto pyetje

Nëse po mendoni të riktheheni me ishin tuaj, bëjini vetes këto pyetje

Publikuar më: 11:41 12-04-2017

Ka disa gjëra që duhet t'i rimendoni.

Përse nuk funksionoi herën e parë?
Nëse ish-i juaj ju kërkon që të riktheheni së bashku ose thjesht ju mendoni se keni bërë një gabim që u ndatë, duhet të kuptoni ekzaktësisht përse u ndatë në fillim. Mendoni nëse arsyeja për të cilën u ndatë do të vijojë të jetë një problem për ju apo jo.

 

Cilat janë arsyet për të cilat nuk duhet të rilidheni?
Në shumë raste, kur një partner është i dhunshëm, tjetri pëson ulje të mëdha të vetëbesimit dhe fillon të mendojë që askush nuk do të mund ta dojë kurrë. Një tjetër arsye e gabuar për t’u rikthyer me dikë është xhelozia. Mos lini këtë ndjenjë t’ju drejtojë.

Cilat janë arsyet e mira për t’u rikthyer me të?
Në pjesën më të madhe të rasteve, ribashkimet e sukseshme ndodhin pas ndarjeve që kanë si shkak kohën e gabuar apo distancën. Nëse ky është rasti juaj dhe mendoni që ish-i juaj ia vlen, keni një rast të mirë përpara. Por nëse ende nuk jeni gati t’i përkushtoheni atij si herën e parë, më mirë hiqni dorë.

A ju duhet të shpenzoni pak kohë vetëm përpara se t’i riktheheni lidhjes?
Të ndjesh mungesën e dikujt pas një ndarjeje është fare normale. Por përpara se të nxitoni të hidheni në krahët e ish-it tuaj, është më mirë që të merrni pak kohë për veten tuaj, për të qartësuar mendimet.

Çfarë duhet të bëj pasi të jemi rikthyer së bashku?
Në mënyrë që të keni një lidhje të shëndetshme, duhet të falni, të harroni dhe të bëni përpara. Të falësh do të thotë të pranosh ato që ndodhën herën e parë dhe nëse ka qenë faji i tij, të mos ia përplasni atë në fytyrë sa herë të keni një mosmarrëveshje.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004