INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse postoni këto gjëra në rrjetet tuaja sociale, mund të humbisni punën. Ekspertët japin alarmin!

Nëse postoni këto gjëra në rrjetet tuaja sociale, mund të humbisni punën. Ekspertët japin alarmin!

Publikuar më: 14:36 28-04-2017
Disa persona dinë ta menxahojnë mirë  kohën e tyre, por disa dëmtojnë veten e tyre.
Ekspertët  na kanë dhënë disa raste,  ku rrjetet sociale janë bërë shkak i  humbjes së punës.
 
1. Kur humbet privatësinë tënde
Një punojëse në Kids Play kishte bërë një video në Snapchat gjatë orarit të punës dhe kishte menduar se nuk do e shihte askush. Një prind në fakt e kishte parë dhe ishte ankuar për të dhe shefi e pushoi nga puna. 
2. Kur jeni aktiv, ndërkohë që jeni në punë
Në shumë kompani, sipas intv.al punojësit janë pushuar nga puna, sepse gjatë një mbledhjeje nuk kanë mbajtur shënim gjërat e punës, por kanë qenë duke naviguar në adresat e tyre në rrjetet sociale. Gjeni kohën e duhur!
3. Kur postoni foto duke pirë alkool në orarin e punës
Orarin tuaj të  lejes mund ta shfrytëzoni si të doni, por kujdes me fotot që postoni. Duke mos treguar kujdes, ju postoni një foto duke pirë alkool dhe rastis që shefi juaj e shikon. Në varësi të punës që keni, mund të ndodhë  që  të pushoheni nga puna. Kujdes!
4. Kur luani lojëra të ndryshme
Edhe nëse do keni një hapësirë të vogël të lirë, ndërkohë që jeni në punë, shfrytëzojeni të bëni diçka që ka lidhje me punën. Disa zgjedhin të argëtohen duke luajtur lojëra të ndryshmë që janë në rrjetet sociale. Kjo,sipas intv.al  nuk do i pëlqejë shefit tuaj. Mos rrezikoni!
5.Kur në statusin tuaj tregoni racizëm
Edhe pse në faqet tuaja personale mund të shkruani çfarë të doni, kujdes kur gjykoni. Një status i gabuar, do ju kushtojë shumë, mund të pushoheni nga puna.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043