INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse puna që bën nuk të pëlqen, është njësoj si të abuzohesh…

Nëse puna që bën nuk të pëlqen, është njësoj si të abuzohesh…

Publikuar më: 08:51 14-04-2017

Të jesh në një punë që e urren, është njësoj sikur të jesh në një marrëdhënie ku abuzohesh.

Kjo s’do të thotë që të keni hundë të gjakosur, apo sy të nxirë. Më shumë ka të bëjë me gjendjen mendore dhe me faktin, që puna zotëron jetën tuaj në kuptimin jo të mirë të fjalës.

Kjo mund të vijë si rezultat i një shefi beqar, që është tiran, nga bullizmi i kolegëve, ose kur kompania nuk respekton kushtet e punës. Si rezultat, ju ndiheni nën presion, të turpëruar, të mërzitur dhe, mbi të gjitha të zënë në kurth. Por, ashtu si marrëdhënia e keqe, edhe kjo situatë do një kohë të gjatë për të kuptuar, sesa shumë po humb.

Si ta kuptoni që jeni në një marrëdhënie të keqe me punën?

1. Nuk keni miq jashtë punës.

Kolegët janë të vetmit, me të cilët ti shoqërohesh. Ndiheni fajtor kur nuk dilni për ndonjë gotë me ta, por kur analizoni me gjakftohtësi, kuptoni se ata nuk iu pëlqejnë dhe aq.

2. Shefi, kompania dhe kolegët përdorin paratë për t’iu pasur nën kontroll.

Ju vihet shpesh në dukje paga juaj, sidomos në rastet kur iu bëhet ndonjë kërkesë përtej mundësive, apo detyrës që ke. Por në fakt, kur krahasoni pagën tuaj me atë të kolegëve, kuptoni që juaja është më e ulët se e tyre.

3. Ndieni stimulin e vazhdueshëm për t’u ndierë i vlerësuar.

E dëshironi shumë të lavdëroheni për punën që bëni. Kur të lavdërojnë, ndihesh sikur ke prekur qiellin. Kur nuk ndodh, merrni gjithë fajin mbi vete dhe ndiheni përgjegjës, që shefi yt po vuan për fajin tënd.

4. Të jesh në zyrë me çdo kusht

Pavarësisht faktit kur je i sëmurë apo i pamundur për të punuar, ti je gjithmonë në zyrë duke shkruar email-e apo duke iu përgjigjur telefonatave të shefit. Gjithçka vjen nga pasiguria.

5. Nuk e dini kuptimin e fjalës “mirë”

Shefi juaj nuk iu thotë kurrë se çfarë do në të vërtetë, pasi duke iu mbajtur në një lloj errësire është më e volitshme për të. Kritikat e vazhdueshme janë një formë kontrolli dhe, kur ju bëni punë të mirë askush nuk iu thotë asgjë.

6. Të thonë shpesh, se je me fat për punën që ke

Ju përmendet shpesh fakti se, kompania ku ti punon është më e mira në treg. Gjithashtu, iu thonë se mijëra njerëz do të bënin çmos të ishin në vendin tuaj të punës. Ose ju thonë se, në një vend tjetër s’do të kishit mundësi të punonit. Kjo është forma më e keqe e bullizmit.

7. Shpesh iu kërkohen gjëra të sikletshme

Shpeshherë iu kërkojnë të bëni punë brenda zyrës, që nuk janë të nivelit tuaj. Dhe, në rastet kur ju nuk pranoni, të tjerët do të qeshin me ju dhe do t’iu akuzojnë, që po bëni shumë zhurmë për asgjë.

8. Ndiheni i rënë në kurth

Edhe pse e urreni punën tuaj, iu duket e vështirë për të gjetur diçka tjetër. Jeni të zënë në kurth financiarisht, sepse iu duhen paratë dhe nuk keni luksin për të qëndruar në shtëpi. Gjithashtu jeni edhe në kurthin, që mendoni se më mirë se kompania juaj s’mund të ketë.

9. Nuk i merrni të gjitha ditët e pushimit

Nuk i konsumoni pushimet e plota, pasi ndiheni në faj se jeni larg zyrës. Kjo do të thotë se, edhe kur jeni me pushime, mendjen e keni te puna.

10. Fantazoni apo ëndërroni gjatë orarit të punës

Shumë prej tyre janë fantazi të pabesueshme, si për shembull shefi yt ka pësuar aksident duke u hedhur me parashutë, ose ti po shkruan vëllimin e ardhshëm të librit “50 hijet e Greit”.

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938