Efektet speciale janë ndër gjërat më me rëndësi për shumë zhaner filmash. Disa efekte janë mahnitëse, kurse disa të tjera na neverisin, por ama shumë filma s'do të ishin të njëjtë pa ato.
Sigurisht që realizimi i tyre është art më vete, por mënyra se si ato realizohen nuk mbahet sekret. Disa efekte janë të bazuara në simulime kompjuterike, kurse disa janë të bazuar në manekinë. Simulimet kompjuterike realizohen me anë të softëare-ve si Maya apo 3DS MAX, kurse efektet e kryera me anë të manekinëve realizohen në mënyra të ndryshme.
Për të krijuar manekinë që ngajnë me aktorët fillimisht merret forma e trupit të tyre. Forma e marrë do të shërbejë si një kallup për të mbajtur përbrenda imitimin preciz të organeve. Për më tepër shikoni se si veprohet në videon shpjeguese më poshtë: