INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse shoqëria juaj bën këto 5 gjëra, duhet të largoheni prej tyre sa më shpejt

Nëse shoqëria juaj bën këto 5 gjëra, duhet të largoheni prej tyre sa më shpejt

Publikuar më: 11:11 08-05-2018
Shoqëria është një ndër gjërat më të shtrenjta që ka gjithësecili prej nesh.
Ndonjëherë, sipas intv.al zhgënjeheni dhe kjo na lëndon shumë, prandaj duhet të merrni masa. Për të pasur një jetë më të qetë duhet të merrni vendime që do jua përmirësojnë jetën. Ekspertët këshillojnë si të kuptoni që duhet të largoheni  nga shoqëria juaj.
 
1. Nuk të japin më suport 
Të suportosh një mik në diçka që ka nevojë është një ndër bazat e një shoqërie të mirë. Nëse kjo nuk ndodh, duhet të mendoni se këtu ka konkurencë, jo miqësi.
2. Frekuentohen me ish-in tënd
Ju i keni prezantuar me ish-partnerin tuaj dhe ata fillojnë të dalin me të. Kjo situatë është e papranueshme, sepse duket sikur po bën diçka prapa krahëve tuaj. Kujdes!
3. Nuk ju bëjnë ndere
Nëse shikoni se papritur, ata vetëm ju kërkojnë ndere dhe kur ju keni nevojë nuk janë aty për ju, kjo tregon se po ju përdorin. Miq të tillë vetëm ju shfrytëzojnë.
4. Nuk të dëgjojnë
Kohët e fundit, po shtohen njerëzit që nuk e kanë fare mendjen për gjërat që i shprehesh. Ata duan vetëm të flasin për veten e tyre dhe për atë që ti i thua, as nuk duan ta dinë. 
5. Nuk pëlqejnë asgjë tuajën
Ata vetëm të kritikojnë për mënyrën si e bëni jetën tuaj. Nuk dinë të shprehin një kompliment. Njerëz të tillë të përcjellin vetëm energji negative, prandaj më mirë largohuni prej tyre.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275