INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse ‘’shpërthen’’ lufta e tretë botërorë, mediat ndërkombëtare e cilësojnë Shqipërinë një ndër shtetet më të sigurta në botë

Nëse ‘’shpërthen’’ lufta e tretë botërorë, mediat ndërkombëtare e cilësojnë Shqipërinë një ndër shtetet më të sigurta në botë

Publikuar më: 19:53 03-05-2019

Tensioni i madh mes Rusisë dhe Ukrainës, presioni ekonomik mes Amerikës dhe Kinës si dhe lufta e mundshme civile në Venezuelë janë disa nga shenjat që krijojnë përshtypjen se Lufta e Tretë Botërore nuk është shumë larg, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Indeksi i Paqes Ndërkombëtare , ‘Global Peace Index’ ka publikuar listën me shtetet më të sigurta sipas infastrukturave (bunkere, fortesa) si dhe të hapësirave natyrore në të cilat është me pak e mundshme që të përhapet lufta. Mes këtyre shteteve është edhe Shqipëria.

Suedia, Zvicra dhe SHBA janë së bashku me Shqipërinë 4 shtetet me të sigurta shkruan portali britanik ‘express.co.uk’.

Shqipëria është në këtë listë “falë” 170,000 bunkerëve të ndërtuar gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha. Shqipëria ka 5.7 bunkerë për kilometër katror, dhe do të duheshin rreth 800 euro për të shkatërruar çdo një prej tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168