INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse silleni kështu, jeni vërtet persona të padurueshëm

Nëse silleni kështu, jeni vërtet persona të padurueshëm

Publikuar më: 15:20 25-07-2017

Disa njerëz ju pëlqejnë, e të tjerë jo?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne duhet të analizojmë dy mekanizma: induksionin dhe deduksionin. Induksioni na lejon të arrijmë në një përfundim të përgjithshëm, duke filluar nga raste të veçanta. Në të kundërt, deduksioni nënkupton arritjen në një përfundim të veçantë nga një premisë e përgjithshme.

Kur takohemi me një person të ri kemi nevojë për disa referenca nga të cilat ne mund të fillojmë një marrëdhënie. Idealja do të ishte krijimi i marrëdhënieve pa përdorur paragjykime, por zakonisht ne ushqejmë një frikë të caktuar për të panjohurit dhe pasiguri.

Këto referenca janë të ndryshme, dhe procesi zakonisht zhvillohet në një nivel nënndërgjegjeshëm. Pra, kur takohemi me dikë të ri, ne e vlerësojmë në disa minuta ose sekonda (mënyrën se si ata vishen, ngjyrën e lëkurës, mënyrën si flasim, si ecin, gjestet dhe karakteristikat e fytyrës … të gjitha ato detaje të vogla që ne kemi menjëherë në dispozicion.)

I gjithë ky informacion është përfshirë tashmë në “database” tonë (në psikologji thuhet se është pjesë e modeleve tona të mendimit), dhe për këtë arsye, ne duhet vetëm të zbatojmë proceset e induksionit dhe deduksionit për të arritur në përfundimin nëse e pëlqeni, apo tjetri është i padurueshëm dhe mospërfillës.

Ku e nxjerrim këtë përfundim?

Nga përvojat tona të kaluara me njerëzit që kanë pasur sjellje të ngjashme ose tipare dhe paragjykimet tona për mënyrën se si ata sillen.

4 sjellje që e bëjnë një njeri të padurueshëm:

1) Heshtja

Introverti, dmth një person që nuk flet shumë, ju mendoni se ndoshta është i mirë. Por kur ju shihni dikë në supermarket që ul sytë, i dërgoni një sms për shaka dhe nuk ju nuk përgjigjet, është fyerje për tjetrin. Në këto raste, përgjigja është gjithmonë më mirë se heshtja. Pse? Ky është një mekanizëm i pandërgjegjshëm psikologjik që fillon nga dominimi: në qoftë se ju injorojni dikë në mënyrë të pandërgjegjshme jeni duke i thënë se nuk është i denjë për vëmendjen tuaj, dhe ul rëndësinë e tij/e saj.

2) Në mënyrë të pandërgjegjshme shfaqin superioritetin e tyre

Superioriteti është gjithmonë i pranishëm në marrëdhëniet njerëzore. Por, në rast se tregoni superioritetin ndaj të tjerëve do të jeni të urryer për mburrjet tuaja.

3) Prisni ndere

Kur bashkëveprojmë me një person bëjmë favore për njëri-tjetrin dhe të dy palët mendojnë se tjetri ta ka borxh. Kjo është për shkak se subkoshienca sheh vështirësitë e veta, pa menduar për ato të të tjerëve. Shumë marrëdhënie përfundojnë për këtë arsye. Gjëja e parë që ju mund të bëni është të ndaloni pretendimet imagjinare për borxhet që ju mendoni se njerëzit e tjerë kanë ndaj jush.

4) Kërkoni që gjërat të bëhen menjëherë

Kur ju ndërveproni me dikë, sidomos gjatë orëve të punës, mos prisni gjithçka menjëherë, ju lutem jini të durueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0024008750915527