INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse takoheni me ish-in si duhet të silleni? Disa këshilla që të mos turpëroheni

Nëse takoheni me ish-in si duhet të silleni? Disa këshilla që të mos turpëroheni

Publikuar më: 08:12 15-07-2019

Takimet me ish-in janë të sikletshme, sido që ka mbaruar historia juaj. Ka marrëdhënie që kanë përfunduar në paqe, por ka edhe nga ato raporte që janë mbyllur me luftë. Sidoqoftë, nëse takoheni me ish-in rastësisht në rrugë teksa shëtisni me qenin, duhet të keni parasysh disa gjëra. Ne do t’ju këshillojmë se si duhet të silleni në atë moment:

Takojeni

Takojeni duke buzëqeshur. Nëse e shihni në rrugë mos ndërroni drejtim vetëm për shkak të tij. Nëse nuk ndjeni gjë për të, takojeni dhe buzëqeshni për t’i treguar sa mirë jeni pa të.

Mos flisni për të shkuarën

Edhe nëse ai përmend diçka sa i përket lidhjes suaj, mos ia zgjasni. Bëni sikur e keni harruar atë periudhë që keni qenë e lidhur me të.

Flisni për karrierën

Flisni më shumë për jetën profesionale se atë personale. Tregojini sa shumë gjëra keni arritur në karrierë dhe mos përmendi shumë nga jeta personale. Mjaftojuni duke thënë “Jam e lumtur”.Kjo gjë do t’i “vrasë” ata.

Largohuni duke nxitur

Bëni sikur nxitoni për diçka dhe largohuni. Ky veprim është një mesazh që i jepni “Nuk kam më kohë për ju”.

Article Logic
Execution time: 0.0021259784698486