Ndërkohë që Noizyn me shokë e shohim gjithandej, Lil Koli, prej një kohë të gjatë as nuk është përmendur dhe as nuk është parë në shoqërinë e djemve të OTR-it.
Sipas thashethemeve, reperi ka hapur një studio muzikore në Londër dhe tashmë vazhdon jetën e tij në mënyrën më komode të mundshme.
Edhe në rrjetin social Instagram, ai, nuk ka asnjë foto me djemt e OTR-it, apo ndonjërën nga këngët e tij... ndoshta marrëdheniet mes tyre kanë filluar të prishen?!
Këtë nuk mund ta themi me siguri, gjithsesi ai sërish vazhdon të mbetet një nga reperët më të preferuar shqiptarë dhe kjo nuk ka dyshim.
Së fundmi Koli ka postuar një foto në Instagram, në të cilën nuk është se ka lajmëruar për ndonjë rikthim në muzikë, madje kanë qenë të shumë komentuesit që i kanë shkruar dhe pyetur, por ai ka preferuar të mos i përgjigjet asnjërit prej këtyre komenteve.
Koli ka preferuar t’i përgjigjet vetëm njërit prej shokëve të tij! “Po kthehesh?” , ka shkruar shoku i tij, por mesa duket pyetja i është drejtuar se kur do të kthehet nga pushimet dhe jo kur do t’i kthehet muzikës.
“Nuk jam kthyer ende, të premten arrij”, ja ka kthyer Koli. Pra nga kjo foto e postuar mbëmjen e djeshme nuk shikohet ndonjë kthim i reperit në muzikë!!!