Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në "Jimmy Kimmel Live", ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.
“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.
Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.
“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.