INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse të tjerët ju kanë bërë të ndiheni keq. Zbuloni 7 gjërat që nuk i detyroheni askujt!

Nëse të tjerët ju kanë bërë të ndiheni keq. Zbuloni 7 gjërat që nuk i detyroheni askujt!

Publikuar më: 12:21 11-11-2016
 Në jetë i detyroheni vetëm vetes suaj, për zgjedhjet që bëni.
Intv.al do rendisë disa gjëra që janë në jetën tuaj dhe mënyra si dëshironi t’i zgjidhni ju takon vetëm juve. Blogeri dhe  psikologu  David K. William  argumenton se disa çështje nuk janë puna e të tjerëve dhe nuk ja keni borxh askujt. Intv.al ju sjell disa prej situatave ku nuk duhet të mendoni për të tjerët:
 
 1. Nuk keni pse t’i shpjegoni askujt situatën në jetën tuaj
 Ndarja nga partneri, jetesa ende me prindërit edhe pse jeni në moshë më të madhe është thjesht, jeta juaj. Nëse ju ndodheni në këtë situatë, vetëm ju i dini arsyet dhe mos lejoni të tjerët t’ju bëjnë të ndiheni keq për situatën në jetën tuaj.
 
2. Ju nuk i detyroheni askujt për prioritetet tuaja 
Ju keni idetë tuaja për gjërat dhe njerëzit duhet të respektojnë prioritetet tuaja. Nëse në fillim të një viti ju shprehni prioritetin tuaj për të arritur diçka në jetë, mos e vrisni mendjen si do e analizojnë të tjerët këtë gjë. Intv.al ju këshillon: Vetëm ju vendosni!
 
3. Ju nuk keni pse t’i kërkoni falje dikujt nëse nuk e ndjeni këtë gjë
Nëse nuk jeni penduar për diçka, nuk keni pse të kërkoni falje, vetëm se të tjerët e duan këtë gjë. Mos pranoni presionet e të tjerëve, nëse e arsyetoni se nuk keni pasur gabim.
 
4. Nuk keni pse t’i shpjegoni askujt pse jeni vetëm
Meshkujt  dhe femrat  e kanë shumë problem që njerëzit vazhdimisht i pyesin: Pse jeni ende vetëm? Intv.al thotë se nuk duhet të ndiheni keq për këtë gjë, pasi jeni ju që e dini çfarë është e mirë për ju. Zgjedhja ju takon vetëm juve dhe të tjerët nuk kanë pse t’ju vënë para një përgjegjësie që nuk ju takon atyre.
 
5. Nuk i detyroheni askujt për besimet tuaja personale
Kur jeni duke diskutuar me të tjerët për tema të ndryshme, nuk keni pse të aprovoni mendimet e tyre, nëse ju në fakt e mendoni ndryshe. Besimet tuaja personale për  çështje të ndryshme duhet t’i shprehni hapur dhe mos të keni frikë nga paragjykimet e të tjerëve.
 
6. Nuk jeni të detyruar t’i thoni askujt “po” për çdo gjë
Sipas Intv.al të kundërshtosh për diçka tregon se ju keni besim të vetja juaj. Nuk duhet vetëm të aprovoni çdo gjë që ju thotë dikush. Mos u shtirni, vetëm se duhet ta bëni këtë gjë, se ndoshta keni ndonjë interes. Mësoni të thoni : “Jo”.
 
7. Nuk jeni të detyruar t’i jepni llogari askujt për pamjen tuaj të jashtme
Shpeshherë njerëzit të gjykojnë për pamjen e jashtme, por ka ardhur momenti  të mos e vrisni mendjen. Mënyra si  ju e mbani veten tuaj, ju përket vetëm juve. Nëse ju pëlqen të bëni një ndryshim në pamjen tuaj të jashtme, bëjeni pasi ju jeni ata që vendosni për veten tuaj.
 
Burimi: Brightside
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003957986831665