INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse telefononi ish-partnerin, do t’ju ndodhin 4 gjëra të këqija. Kujdes!

Nëse telefononi ish-partnerin, do t’ju ndodhin 4 gjëra të këqija. Kujdes!

Publikuar më: 13:30 28-03-2017
Ekspertët vazhdojnë edhe  ju këshillojnë si ta keni jetën tuaj më të mirë.
Sipas intv.al duhet të keni kujdes nëse  mendoni të merrni në telefon ish-partnerin tuaj, pasi pasojat nuk do jenë të mira.
 
1. Do gënjeni veten tuaj
Të gënjesh veten është një ndër gjërat më të rrezikshme, sepse nuk të lë të ecësh përpara. Sipas intv.al, do gënjeni veten tuaj  për gjërat që dëshironi të bëni dhe të keni. Ju nuk keni nevojë për dikë që i përket të kaluarës, sepse ka më shumë mundësi të zhgënjeheni sërish.
2. Do mendoni se ish-partneri ka ende nevojë për ju
Nëse në një moment gënjeni veten se ish-partneri juaj ka nevojë për ju, do gaboni. Fakti që nuk është më  me ju dhe nuk ka tentuar t’ju ketë sërish pranë, tregon se nuk ja vlen më.
3.  Do mendojë se ju nuk mund të jetoni pa të
Mos i jepni këtë përshtypje, pra mos kontaktoni me të, sepse do e ulni veten tuaj në sytë e ish-it tuaj. Vlerësojeni më shumë veten tuaj.
4.  Nuk mund të krijoni një lidhje të re
Duke e pasur mendjen te e kaluara do i hiqni vetes suaj shumë raste të tjera për të krijuar një lidhje me dikë tjetër. Nuk mund të nisni diçka të re, duke menduar për të kaluarën tuaj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037782192230225