INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse tradhëton njëherë, tradhëton gjithmonë’, a është e vërtetë?

Nëse tradhëton njëherë, tradhëton gjithmonë’, a është e vërtetë?

Publikuar më: 17:12 03-09-2018

Me siguri me qindra herë kemi menduar për këtë temë dhe mbase keni pasur dilema nëse a do të falni tradhtinë.

Tani shkencëtarët ju kanë bërë një shërbim dhe më në fund kanë zbuluar që tradhtia bën pjesë “në sëmundjet kronike’.

Vajza dhe djem, me siguri nga nënat apo gjyshet tuaja së paku njëherë kenë dëgjuar atë thënien e vjetër: “Nëse njëherë të mashtron, do të të mashtrojë sërish me siguri!”

2. Fatkeqësisht, si edhe të gjithë, keni shprehi të këqija që të mos i dëgjoni më të vjetrit dhe ata më me shumë përvojë. Për këtë shkak shpesh vuani.

Sjelljet e ndryshme pas mashtrimit i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit dhe përse e përsërisin tradhtinë.

Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të tradhtoni partnerin, mirëpo sikur sjellja e tillë të kalonte në shprehi, atëherë ky është vetëm problem juaji.

Tradhtia nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet e fshehta kanë të bëjnë më pak me seksin se sa me dëshirën. Dëshirë për vëmendje. Dëshirë për t’u ndjerë i veçantë. Dëshirë për t’u ndjerë i rëndësishëm. Vetë ideja e një marrëdhënieje të fshehtë i bën njerëzit ta dëshirojnë.

Tradhtia është njëra ndër shkaktarët kryesorë të krizës dhe të shumë shkatërrimeve të marrëdhënieve dashurore. Dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore, ndërkaq tani, është një sinonim i barabartë për “gjynahet” edhe të femrave, edhe të meshkujve. 

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049