INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse tregoheni egoistë në këto 6 raste, keni totalisht të drejtë

Nëse tregoheni egoistë në këto 6 raste, keni totalisht të drejtë

Publikuar më: 11:04 10-04-2017

Dëgjojmë gjithandej, madje që kur kemi qënë fëmije së nuk duhet të jemi egoistë, nuk duhet të mendojmë vetëm për veten tonë dhe ti duam njerëzit që na rrethojnë.

Sigurisht që egoizimi është diçka negative dhe që përbuzet nga shoqëria, por ka raste kur të qënit egoistë do të kishte vlera për ju dhe dhe do të vinte në pah vendosmërinë dhe karakterin tuaj. Më poshtë po sjellim disa raste të tilla.

1. Kur do ti japësh fund një lidhjeje apo miqësie toksike
Kur je në një marrdhënie me persona të caktuar, qoftë i dashuri yt apo një mikja jote, të cilët në shumicën e rasteve të bejnë të ndihesh keq dhe madje shpeshherë përfitojnë mbi kurrizin tënd, ka ardhur koha të bëhesh egoiste e ti largosh këta njerëz nga jeta jote. Tregohu e vendosur dhe jepi fund një mardhënieje e cila merr kohën tënde dhe të dëmton.

2. Kur do të rrish vetëm në shtëpi
Ti duhet ti përkushtohesh vetes tënde dhe kur ka nga ato raste që do të qëndrosh vetëm në shtëpi, të relaksohesh, të lexosh një libër apo thjesht të merresh me veten, bën më mirë ti thuash Jo miqve që të kanë ftuar të dalësh. Nuk është e nevojshme të shfajësohesh apo të thurrësh gënjeshtra. Kush të do dhe të respekton, duhet ta kuptojë që ti ke nevojë të rrish vetëm.

3. Kur nuk do të festosh
Festat janë shpesh shumë stresuese dhe ti ndonjëherë ndihesh si e mbërthyer në grackë pasi duhet të marrësh pjesë në gjithë këto evente. Nëse ka raste kur nuk e ke për zemër të marrësh pjesë në një festë të caktuar, sigursht në rast se nuk lëndohen miqtë dhe njerëzit e tu më të afërt, mund të refuzosh të shkosh në to. Është e rëndësishme gjendja jote shpirtërore dhe nëse një festë bëhet shkas i turbulimit tënd, atëherë gjej diçka tjetër me se të merresh.

4. Kur do të ndërrosh punë
Nëse ke vendosur të fillosh një punë të re, por ende nuk mund të vendosësh pasi nuk di se si ti thuash shefit apo kolegëve të, duhet ta dish se në fund të fundit është karriera jote. Nëse të shfaqet një mundësi më e mirë për punë, mos e refuzo dhe ec përpara, sigurisht duke vlerësuar dhe falenderuar njerëzit që të kanë mbështetur në karrierën tënde.

5. Kur dikush zhbiron në sendet e tua personale
Nëse bashkëjeton me një shoqe, me të dashurin apo një përson tjetër dhe dhe sheh se herë pas here sendet e tua personale janë prekur, nuk ka pse të heshtësh. Ti duhet tia bësh të ditur njerëzve me të cilët jeton se privatësia për ty është e rëndësishme dhe se askush nuk mund ti ngacmojë sendet e tua personale pa lejen tënde.

6. Kur ke nevojë për ndihmë
Kur ke nevojë për ndihmën dhe këshillën e dikujt, duhet të jesh pak egoiste në kuptimin e mirë të fjalës. Në fund të fundit miqtë janë edhe për ditët e këqija. Prandaj mos u ndjej në faj nëse të duhet ndihma e miqve të tu.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926