INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa gallatë! Nëse trendi i vetullave të holla ka qenë TMERR, Noizy poston këtë FOTO nga viti 2003 me baluke të gjata dhe pa mjekër

Sa gallatë! Nëse trendi i vetullave të holla ka qenë TMERR, Noizy poston këtë FOTO nga viti 2003 me baluke të gjata dhe pa mjekër

Publikuar më: 15:07 06-11-2018

Sot në modë janë vetullat e trasha, por trendi i viteve 2000 ishin vetullat e holla. Me siguri të gjitha femrat e mbajnë mend atë kohë kur vetullat hiqeshin aq hollë saqë dukeshin si të vizatuara me laps mbi sy, por ky trend nuk ka qenë i vetmi jo kaq i bukur, pasi Noizy sapo na e kujtoji një trend tjetër, ate të balukeve të gjata.

Ai është padyshim një prej reperëve më të njohur të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Noizy-n, këngët e të cilit janë kthyer tashmë në hite dhe vetë ai numëron 1 milion ndjekës në profilin e tij në “Instagram”.

Së fundmi, reperi i njohur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij teksa ka postuar një foto të vjetër, të shkrepur 15 vite më parë.

Në foto Noizy shfaqet i dobët, pa mjekër dhe me baluke të gjata mbi ballë. “2003. Nuk je gati për baluken” shkruan reperi me humor në foton që ka marrë qindra reagime nga ndjekësit.

92826b5b-40f8-4ea4-8e6a-8b0baa8444b5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666