INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse vuani nga gjendja e ankthit, kjo vitaminë ndihmon shumë

Nëse vuani nga gjendja e ankthit, kjo vitaminë ndihmon shumë

Publikuar më: 14:27 07-03-2017

Të gjithë jemi "viktima" të tij.

Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme, e vakët frike shpesh ndaj një rreziku të papërcaktuar ose të panjohur, jo real, të padukshëm. Ankthi normal zgjat pak dhe ndodh në disa situata të veçanta. Ndërsa, nga ana tjetër, ankthi mund të bëhet kronik, me shqetësim të ekzagjeruar, të pakontrolluar, pa ndonjë shkak të dukshëm. Ai mund të bëhet aq i theksuar, sa të krijojë vështirësi në punë, familje e shoqëri. Dallimi kryesor me ankthin normal qëndron në burimin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e përjetimit.

 

Ankthi sjell tek ne mesazhe të së shkuarës, të kyçura në nënvetëdijen tonë. Në shumë raste mund të shoqërojë sëmundje psikiatrike apo neurologjike. Megjithatë, truri nuk është i vetmi burim ankthi. Shkak mund të jenë edhe disa sëmundje endokrine e metabolike, sëmundje të zemrës e mushkërive apo përdorimi dhe lënia e disa medikamenteve, kafeinës, alkoolit e drogës. Të gjithë e kemi provuar ndjenjën e ankthit. Rrahje të forta e të shpeshta të zemrës para një provimi, para një situate të rëndësishme, gjatë një takimi te ri, para një vendimi të rëndësishëm etj.

Përveç trajtimeve dhe ushimeve që ndihmojnë në trajtimin e ankthit, një vitaminë e rëndësishme për organizmin tonë ndihmon gjithashtu. Vitamina B3, njihet me emrin Niacina ose edhe me emrin Vitamina PP nga (Pellagra Prevenir factor). Është një vitaminë e treteshme në ujë, dhe është një nga komponentet e dy koenzimave më të rëndësishme në organizmin tone (NAD dhe NADP). Vitamina B3 është thelbësore për mirëfunksionimin e sistemit tonë nervor.

Burimet natyrale kryesore janë kikirikat, mishi i bardhë (gjeli i detit), viçi, salmoni, toni, majaja e birrës etj. Është një nga vitaminat më stabile, është më rezistente në kontakt me oksigjenin, nxehtësine apo dritën.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938