INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse vuani nga sinoziti, ky ushqim mund të jetë shpëtimi [FOTO]

Nëse vuani nga sinoziti, ky ushqim mund të jetë shpëtimi [FOTO]

Publikuar më: 11:47 24-01-2017

Sinoziti është një proces infiamator që vjen si pasojë e një riniti akut ose kronik (me natyrë alergjike) e cila mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Inflamacioni përfshin seni paranazal i cili është një kavitet që gjendet midis kockave të kokës,të fytyres dhe të fosave të hundës. Kryesisht shkaktohet nga bakteret e viruset. Recidivat ( që sinozititë kthehet prapë) janë të shpeshta prandaj dhe trajtimi është jo shumë efikas. Ndër simptomat mund të përmendim cefale (dhimbje koke) temperaturë sekrecione nazale domethënë hundë të zëna dhe probleme në frymëmarrje.

Gjuha, si dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë grumbuj qelizash të lëkurës që quhen sythat e shijes. Shumë prej tyre gjenden brenda puprrave në sipërfaqen e gjuhës. Një nga këta ka deri në njëqind qeliza receptore. Çdonjëra prej tyre mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën.* Shija djegëse është kategori më vete. Kështu, disa erëza ngacmojnë receptorët e dhembjes, jo sythat e shijes. Qelizat receptore të shijes lidhen me nervat ndijorë që, kur ngacmohen nga lëndët kimike të ushqimeve, i përcjellin në çast sinjalet në pjesën e poshtme të shtyllës së trurit.

Megjithatë, të shijuarit s’ka të bëjë vetëm me gojën. Pesë milionë receptorët e nuhatjes që gjenden në hundë, të cilët bëjnë të mundur të dallojmë rreth 10.000 erëra, luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shijuarit. Rreth 75 për qind e asaj që quajmë shije vjen si rezultat i asaj që nuhatim.

Edhe pse trajtimi i Sinozitit nuk është diçka e thjeshtë, nga një studim i fundit është zbuluar se një lloj perimeje që mund të ndihmojë në kurimin e tij është pikërisht lakra e Brukselit. Kjo pasi, ky lloj ushqimi është i hidhur dhe mund të tregojë sa të mprehtë janë receptorët e shijes dhe sistemi imunitar.

Brussels-sprouts.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041468143463135