INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse vuani nga tromboza, ky mjekim parandalon vdekjet me 25%

Nëse vuani nga tromboza, ky mjekim parandalon vdekjet me 25%

Publikuar më: 12:18 19-01-2017

Ilaçet e lira që mesa duket po ulin rrezikun e vdekjeve sipas një studimi të fundit.

Statinat janë lloje ilaçesh që ndihmojne në uljen e kolesterolit ne gjak. Disa lloje Statinash janë Lipitor (atorvastatin), Zocor (simvastatin), Crestor (rosuvastatin).

 

Studimet për zemren kanë vlerësuar se këto lloje ilaçesh mund të shpëtojnë 1000 jetë në javë për çdo 10 milion pacientë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Një studim i bërë në 20,000 pacientë ka zbuluar që marrja e statinës pas një ataku në zemer mund të ulë rrezikun e vdekjes 25% çdo vit. Ndërsa në pacientët që nuk vuajnë nga sëmundjet e kardiovaskulare, marrja e statinës mund të ulë rrezikun e atakut në zemër me rreth 30%.

Sipas një statistike në dhjetor 2006 rreth 13.1% e Amerikanëve kishin marrë një recetë për statinë, një rritje prej 500,000 pacientësh në vetëm një vit. Në 2004 Amerikanët shpenzuan më shumë se $9 billion vetëm në Lipitor, më shumë se për çdo lloji ilaci tjetër. Zbulimi në 2006 i dy llojeve të statinave më pak të kushtueshme (pravastatin dhe simvastatin) do të bënte statinën më shumë të disponueshme për mijëra pacientë.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498