Ditën që kujtohen Dëshmorët, në 5 Maj, Bashkia e Tiranës ka vendosur që ta konsiderojë dhe ditën pa makina.
Ditën e nesërme transporti publik disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara.
“Do të bllokohet i gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët që ndërpriten me të”, tha drejtori i qarkullimit rrugor në Bashki.
Për shkak të bllokimit të aksit kryesor të kryeqytetit siç është Bulevardi kryesor, në rrugët e tjera pritet të ketë trafik të renduar nëse qytetarët nuk do ta respektojnë thirrjen e bashkisë.
Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të dielën të dalin në këmbë ose me biçikletë dhe gjithashtu t’i bashkohen aktiviteteve që ka organizuar.