INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër eklipsi i plotë diellor, zbuloni se çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit

Nesër eklipsi i plotë diellor, zbuloni se çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit

Publikuar më: 20:40 20-08-2017

Eklipsi i 21 gushtit është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme astrologjike, e cila do të sjellë ndryshime rrënjësore në jetën e shumë prej shenjave të horoskopit. Sigurisht jo të gjitha do e ndjejnë efektin e këtij eklipsi njësoj.

Eklipsi diellor bie në shenjën e luanit, dhe do të vazhdojë deri sa hëna të shkojë në virgjëreshë. Shumë prej planeteve do të jenë retrogradë deri në datën 26 gusht. Duke qënë se pozicioni i planeteve do të jetë i pafavorshëm, të gjithëve do ju duhet të përballen me pengesa të shumta, të cilat do ju drejtojnë drejt marrjes së vendimeve të forta. Sigurisht që ky eklips ka dhe lajme shumë të mira pasi ndikimi i Jupiterit vazhdon të jetë i fortë.

Shenjat të cilat do të përfitojnë më tepër nga ky eklips ose ndryshe që do të jenë më me fat janë Dashi, Binjakët, dhe Virgjëresha. Ndërsa shenjat të cilat do të përballen me vështirësi të mëdha do të jenë Luani, Shigjetari dhe Bricjapi.

Për sa i përket shenjave të tjera mund të kenë thjesht disa pengesa të vogla, ose në disa raste mund të mos preken fare nga ndikimi i këtij eklipsi.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609