Ditët në vijim nuk do të jenë ekzaktësisht ajo që konsiderohet si periudhë e shëndetshme për të marrë një shëtitje.
Meteoalb bën me dije se përqëndrimi i pluhurit në ajër për nesër dhe pasnesër do të jetë maksimal. Mesditën e nesërme përqëndrimi i pluhurit pranë sipërfaqes së tokës në vendin tonë do të variojë nga 5 deri në 20 mikrogram për metër kub ajër. Megjtihatë, për shkak të shirave mesditën e të hënës përqëndrimi do të zerohet në veri dhe qendër, ndërsa në zonën jugerëndimore do të shkojë në 3 mikrogram për metër kub ajër.