INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër nis aplikimi për Lotarinë Amerikane, ja udhëzimet që duhet të ndiqni

Nesër nis aplikimi për Lotarinë Amerikane, ja udhëzimet që duhet të ndiqni

Publikuar më: 17:25 03-10-2016

Më 4 Tetor, me orën lokale të Shqipërisë, nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane dhe mbyllen më 7 Nëntor . Për të gjithë të interesuarit Ambasada Amerikane ka publikuar Udhëzimet për Regjistrimet për Lotarinë DV2018. Këto udhëzime janë publikuar në faqen https://tirana.usembassy.gov/dv.html.

Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim, kini parasysh të mos përdorni fotot që i keni përdorur në aplikimet e shkuara dhe të mos dilni në foto me syze.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2018 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në: “www.dvlottery. state.gov”.

Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesë të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se njëherë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

Ambasada sqaron edhe përgatitjet për intervistë.

“Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thuhet në njoftim.

Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

Të gjithë aplikantët e Lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.

Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi:

Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekuivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4- vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin.

Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë.

Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi:

Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.

Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në bazën e të dhënave të departamentit të punës ”ONet Online Database”.

Përzgjedhja e aplikantëve

Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara. Për të gjithë aplikantët e DV-2018 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2018 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV.

Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2018.

Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohen VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262