Jemi pothuajse në mesin e dimrit, por temperaturat nuk po na demonstrojnë këtë gjë. Prej ditësh në vendin tonë kanë dominuar temperatura të ngrohta, por edhe fillimi i javës në vendin tonë, do të vazhdojë të jetë me mot me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten prezent edhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të rriten në të dy ekstremumet termike ditore, më e ndjeshme në mesditë kur maksimumi territorial do të ngjitet mbi 18°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det, vijon dallgëzimi 2-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale.
Zonat malore 3/15 °C
Zonat e uleta 9/20 °C
Zonat bregdetare 11/20 °C