Vetëm disa orë na ndajnë nga finalja e madhe dhe e shumë pritur e Champions League. Real Madriti dhe Liverpool pritët të përplasin brirët nesër mbrëma në Kiev për trofeun e madh të Champions.
Pak para ndeshjes së madhe duket se çdo gjë po merr formë. Gjyqtar i finales së madhe mësohet të jetë serbi, Milorad Mazic i cili është përzgjedhur dhe si gjyqtar në kupën e botës rusi 2018.
Për sa i përket formacioneve Zinedine Zidane ka zgjedhur të luaj me skemën 4-3-3, me Bale në krahun e djathtë të Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo Kurse trajneri i 'të kuqve' Jurgen Klopp ka zgjedhur skemën 4-3-3, që mund të kthehet në 4-4-2 nga lëvizjet e Salah.
Ndërsa sa i përket lojtarëve ylli portugezë Cristiano Ronaldo ka arritur në peshën 84 kg fal një diete të veçantë për të qenë sa më në formë kurse talenti egjiptian mësohet se ditën e champions do braktisë agjërimin.
Për finalen e madhe nuk kanë munguar as parashikimet ku ekspertë e futbollin shohin favorite skuadrën spanjolle, por pa nënvlerësuar futbollistët e liverpool që dinë të jenë të saktë.
Mbrëmja e madhe do hapet nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.