INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër Greqia voton. Çfarë presin grekët nga këto zgjedhje?

Nesër Greqia voton. Çfarë presin grekët nga këto zgjedhje?

Publikuar më: 12:19 06-07-2019

Nesër, e diel qytetarët grekë do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhje parlamentare të parakohshme, pasi partia në pushtet e krahut të majtë Syriza, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet evropiane dhe ato lokale te muajit të fundit. Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili erdhi në pushtet me platformën për daljen e vendit nga kriza gjashtë vjet më parë, reflektoi humbjen e partisë së tij duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i opozitës Kiriakos Mitsotakis nga ana tjetër premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane të reja për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.
Tsipras, gjithashtu ka premtuar më shumë investime dhe kohët e fundit ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhej gjithashtu të rinegociohen me kreditorët, pasi vendi mbetet ende nën mbikëqyrjen e eurozonës.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219