INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër mblidhet parlamenti i Kosovës. Haradinaj: “Ekziston mundësia që nesër të mos shkojmë në seancë”

Nesër mblidhet parlamenti i Kosovës. Haradinaj: “Ekziston mundësia që nesër të mos shkojmë në seancë”

Publikuar më: 11:42 23-08-2017

Seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës e parashikuar për t'u mbajtur ditën e enjte mund të dështojë sërish. Kjo për shkak se koalicioni PAN po sheh mundësinë që mos të paraqitet në seancë. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur lajmin ndërsa ka shtuar se janë duke bërë përpjekje që të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse. Sipas kreut të AAK-së , koalicioni që ka marrë më shumë mandate në zgjedhjet e 11 qershorit është në konsulta por jo për 61 numra por po marrin kohë për një qeveri gjithëpërfshirëse. Këtë deklaratë Haradinaj e ka thënë në një konferencë për media në të cilën e ka prezantuar kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt Xhavit Zariqi.

Article Logic
Execution time: 0.0050311088562012