Motoja e tyre është për bashkim kombëtar dhe si biografi kanë: “Jetojmë vetëm për ngjyrat kuq e zi dhe mbështesim çdo sport apo nismë kombëtare që synon lartësimin e Flamurit Shqiptar. Frymojmë veç bashkim!”. Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithmonë mbështetësi kryesor i Kombëtares Shqiptare të Futbollit si në shkallët e stadiumit ashtu edhe jashtë saj. Pavarësisht bojkotit të ndeshjeve në fushën tonë, TKZ nuk mund të mungonin në ndeshjen kundër Spanjës që luhet nesër në Alicante.
Ata janë bashkuar nga shtete të ndryshme të Evropës, si Shqipëria, Gjermania e Zvicra me flamuj e me tupanë, për t’u mbledhur të gjithë bashkë në Spanjë.