INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër në Apel për 'Xhisielën', Rexhep Rraja kërkon lirinë

Nesër në Apel për 'Xhisielën', Rexhep Rraja kërkon lirinë

Publikuar më: 12:12 16-10-2018

Rexhep Rraja, do të dalë nesër para Gjykatës së Apelit të Tiranës.Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi. Seanca do të zhvillohet në orën 10:30. Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo. Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Por, kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811