Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar në lidhje me konstituimin e këshillit bashkiak, i cili pritet të bëhet nesër.
Partia Demokratike në Shkodër iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në një protestë paqësore nesër në 10:00 për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e dinjitetit.
Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, PD thotë: "Mos luaj me zjarrin, mos luaj me Shkodrën, Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes"
"Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Zgjodhën të bëjnë konstituimin e këshillit ilegjitim, në vendin që ranë 4 dëshmorët e Demokracisë Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin, vetëm për të provokuar qytetarët", thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.