INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër nis Festa e Birrës në Korçë, ja aktivitetet që do të zhvillohen

Nesër nis Festa e Birrës në Korçë, ja aktivitetet që do të zhvillohen

Publikuar më: 19:13 08-08-2017

Në Korçë nesër starton festa e birrës, një aktivitet tradicional tashmë për qytetin e serenatave, që zhvillohet prej 10 vitesh. Ky event do të nisë në orët e mbrëmjes në datën 9 gusht dhe zgjat 5 ditë dhe netë.

Gjatë kësaj feste që do të zhvillohet pranë stadiumit “Skënderbeu” pritet si çdo vit tjetër, të ngjiten në skenë këngëtarë të njohur, grupe, DJ dhe të ftuar të tjerë, të cilët pritet të performojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Nga viti i shkuar, Festa e Birrës zhvillohet edhe në Pazarin e Vjetër të Korçës, i cili tashmë është rikonstruktuar dhe shërben si një vend me ambiente të shumta argëtuese.

Ky është eventi më i madh veror në Shqipëri dhe do t’i mbajë njerëzit zgjuar për 5 netë me radhë, nën tingujt e muzikës, shoqëruar me gatime tradicionale dhe birra. CityNews ka arritur të sigurojë edhe axhendën e kësaj feste.

Natën e parë, do të ngjiten në skenë vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, të cilët do të pasohen nga Marsela Çibukajdhe një grupi nga Kosova, i quajtur “NA”. Gjatë mbrëmjes nuk do të mungojë edhe performance e DJ, i cili do t’i bëjë pjesëmarrësit të kërcejnë gjatë natës.

Nata e dytë do të mirëpresë në skenë këngëtarët Bledi Polena, Altin Goci, Vudu Band, si edhe DJ.

Ndërkohë, në natën e tretë do të marrin pjesë në këtë festë të bukur artistët Olsa Papandili dhe Cavaliero Band. Për më tepër, i ftuar do të jetë edhe një DJ nga Izraeli, emri i të cilit mbetet ende enigmë.

Nata e katërt do të kalojë nën shoqërinë e Alfred Kaçinarit, Devis Xherahut, Eugent Bushpepës, si edhe Dj izraelit.

Ndërsa në natën e pestë dhe të fundit, qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë këngë nga Urban Band, Renis Gjoka dhe grupi “3 Musketjerët + Orkestra”.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043