Dita e nesërme, 16 maj shënon dhe nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, për të gjithë besimtarët mysliman.
Me rastin e nisjes së këtij muaji dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron myslimanët shqiptarë agjërim të lehtë e adhurim të pranuar.
“Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Le të sjellë ky Ramazan në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni”, thotë Skënder Bruçaj
Kjo periudhë konsiderohet si më me vlerë për të gjithë besimtarët ku të gjithë për 30 ditë lënë mënjan 'ushqyerjen e trupit' dhe merren me shpirtin.
Ramazani konsiderohet si një ndër 5 shtyllat e besimit mysliman.