INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër nuk ka seancë plenare. Mësoni arsyen

Nesër nuk ka seancë plenare. Mësoni arsyen

Publikuar më: 16:44 07-11-2018

Të martën Kuvendi u mblodh vetëm me një pikë në rendin e ditës, atë të miratimit të Dekretit të Ilir Metës për shkarkimin e Fatmir Xhafës. Seanca zgjati më pak se një orë dhe i vetmi që foli ishte Kryeministri Edi Rama. por të enjtet mbahet zakonisht seanca plenare, e cila nesër nuk do të zhvillohet. Arsyen e ka dhënë zyra e shtypit e Kuvendit përmes një njoftimi të shpërndarë për shtyp. Janë diskutimet për Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm ato që shtyjnë mbledhjen e Kuvendit.
Njoftim për seancën plenare të datës 8.11.2018!
“Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në Kalendarin e shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2019 dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, miratuar me vendim Kuvendi nr. 114, datë 1.11.2018, po vijon punën intensive në komisionet parlamentare për zhvillimin e seancave dëgjimore dhe shqyrtimin në parim të tyre. Për këtë arsye, seanca plenare, parashikuar për t’u zhvilluar në datë 8.11.2018 do të shtyhet për javën e ardhshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721