INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër Parlamentit i shtohen edhe 6 deputetë

Nesër Parlamentit i shtohen edhe 6 deputetë

Publikuar më: 16:44 10-03-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të zëvendësojë 6 mandatet e lëna nga deputetët e PD dhe LSI. Pas hyrjes së 4 deputetëve të parë në Parlament, të hënën do të hyjnë dhe 6 të tjerë. Vendet e dy demokratëve, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

KQZ-ja ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi.
Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.
Edlira Hyseni do të zëvendësojë Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës.

Mandatin e Vangjel Tavos nga LSI në Gjirokastër do e marr Ediola Braha. Kryeministri Edi Rama në seancën e shkuar parlamentare ka deklaruar se me opozitën e re që po formohet reforma e parë që do të miratohet do të jetë ajo zgjedhore. Pritet të shikohen nëse opozitarët e rinj do të bashkëpunojnë mes njëri-tjetrit për të propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434