INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër protesta, Balla jep paralajmërimin nëse preket Kryeministria: ‘’Do dënoheni…’’

Nesër protesta, Balla jep paralajmërimin nëse preket Kryeministria: ‘’Do dënoheni…’’

Publikuar më: 19:36 15-02-2019

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për protestën e nesërme para Kryeministrisë të organizuar nga opozita.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, Balla tregoi se edhe arsyen se përse është mbuluar dera e Kryeministrisë dhe Kërpudha.
Balla ironizoi deputetin demokrat Edi Paloka teksa tha se në vend të bojës, do t'i gjuajë Kërpudhës me gurë.
Gjithashtu Balla theksoi se nëse do të preket Kryeministria mund të ketë ndëshkime, ndërkohë i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga protesta, të cilën e quajti të Kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit e jo të qytetarëve.

Pjesë nga intervista:

Nesër është protesta e madhe e opozitës, pse është rrethuar dera e kryeministrisë?

Balla: Nisur nga një prej protestave mos gaboj para 2 tre viteve kur në mënyrë vandale u dëmtua streha që është vepër arti e një artisti me famë botërore u mor kjo masë. Do e nisë Paloka në vend se me bojë mund të godasë me gurë.

Pse e ka organizuar opozita protestën?

Balla: Për sa kohë që janë zhytur në një vorbull pa lidership, se demokratët mendojnë që Lulzim Basha nuk mund ti sjellë në pushtet.

Nëse tentohet të hyhet në kryeministri, çfarë ndodh?

Balla: Unë i bëj thirrje çdo qytetari të mos bjerë pre e urdhrave qorre apo ndonjë lideri të skaduar dhe të bëhet një robot nën urdhrat e tyre, për të dëmtuar pronën e përbashkët publike. Të protestosh është e drejtë, të dëmtosh pronën publike dënohesh sipas Kodit Penal, pra ka ndëshkime. Unë ende besoj që edhe lidershipi i ngrehur kot duhet të distancohet dhe të heqë dorë nga këto thirrje.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773