INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër protesta e opozitës, mesazhi i fortë i Ambasadës amerikane: E paligjshme...

Nesër protesta e opozitës, mesazhi i fortë i Ambasadës amerikane: E paligjshme...

Publikuar më: 11:44 10-05-2019

Opozita e bashkuar do të dalë sërish nesër në sheshin para Kryeministrisë në orën 18:30 për të kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëri bën thirrje për një proteste të qetë, duke dënuar dhunën. Duke cilësuar të paligjshme dhe jo demokratike të gjitha aktet e dhunës.

“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.

Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0063328742980957