Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që do të marrin nesër pjesë në protestë që të mos shkatërrojnë dhe të bëjnë pis qytetin.
Edhe në rast se ambienti ndotet për shkak të protestës, Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që do dalin në shesh që të largojnë të gjitha mbeturinat pas përfundimit të protestës.
“Mos e bëni pis Tiranën, kur mbarojnë protestat jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Të protestojmë si qytetarë dhe të mos e bëjmë Tiranën pis, ose në e bëni pis pastrojeni, pasi do na duhet të nxjerrim në punë ata punonjës që ditën e shtunë e kanë pushim. Jemi pjekur majftueshëm që të protestojmë si qytetarë që të mos këpusim asnjë lule dhe të mos shkulim asnjë gur. Jam shumë shpresëplotë që miqtë dhe bashkëqytetarët tanë me bindje të ndryshme politike do të respektojnë një Tiranë më të pastër”, tha Veliaj.
Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha do të organizojë nesër një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.