Dita e enjte parashikohet të jetë dita më e ftohtë e muajit nëntor. Për herë të parë për këtë vit temperaturat do të ulen në 0 gradë celsius.
Sipas sinoptikanëve edhe kryeqyteti do të pushtohet nga acari. Temperaturat do të zbresin në -1 gradë celsius, ndërsa në zonat malore ato do të jenë dhe më të ulëta deri në -6 gradë.
Ndërsa reshjet do të jenë kryesisht dëbore, të përqëndruara më shumë në zonat veri-lindore të vendit. Në qytetet juglindore do të jenë më shumë prezente rreshjet e shiut dhe në orët e vona të mbrëmjes do të shfaqen dhe ato të dëborës, por nuk do të jenë me intensitet të lartë. Ndaj grupmoshat me imunitet të dobët fëmijët dhe të moshuarit duhet të bëjnë kujdes të vishen trashë dhe të mos ekspozohen shumë në ambjentet e jashtme në mëngjes dhe në mbrëmje kur do të kulmojnë temperaturat nën minus.