INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi në vilën qeveritare në Vlorë. Cilët ministra largohen?

Takimi në vilën qeveritare në Vlorë. Cilët ministra largohen?

Publikuar më: 09:57 23-08-2018

Ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me ministrat si dhe me krerët më të lartë të grupit parlamentar ku do të diskutohen rezultatet nga reformat e kërkuara. Në takimin që do të mbahet në vilën qeveritare në Vlorë, ministrat do të paraqesin projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe ato të mbetura pezull.
Prej këtij raportimi do të merret dhe vendimi për emrat e ministrave që do të ndryshojnë në shtator në kabinetin qeveritar si dhe ata që do të konfirmohen në detyrë. Pas kësaj, takimet do të vazhdojnë me mbledhjen e Asamblesë të PS ku kryeministri Rama do të bëjë të ditura ndryshimet. Mirëpo pak ditë më parë është publikuar një raport mbi performacën. Ministria e Financave pasi ka audituar programet dhe realizimin e tyre ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka performuar dobët, bashkë me atë të Arsimit dhe Shëndetësisë, pasi nuk kanë arritur të realizojnë produktet, për të cilat kishin marrë angazhim.Në të kundërt Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave dhe ajo e Punëve të Jashtme kanë realizuar të gjitha produktet e punës. Ministria e Infrastrukrurës kishte planifikuar të realizonte 122 produkte, një pjesë e madhe e të cilave ishin investime në rrugë, energjitikë dhe ujësjellësa, mirëpo ka arritur të realizojë plotësisht më pak se gjysmën.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768