INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër Veliaj ndalon së bëri fushatë, më shumë bamirësi dhe parkingje falas për ...

Nesër Veliaj ndalon së bëri fushatë, më shumë bamirësi dhe parkingje falas për ...

Publikuar më: 14:36 03-06-2019

Ditën e nesërme nuk do të ketë fushatë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh kandidati i PS për një mandat të dytë, tha se ditën e nesërme nuk do të ketë fushatë e kjo për shkak të Fiter Bajramit. “Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë, të shumë kandidatëve për kryetar bashkie që kanë agjëruar, që janë myslimanë dhe e praktikojnë, por edhe në shenjë respekti të të gjithë komunitetit mysliman, besoj se nuk ka vend të flasim për politikë, por të flasim më shumë për vëllazëri dhe për gjërat që na bashkojnë se sa për dallimet që mund të kemi mbi qytetin”, tha ai.

Në vend të politikës, shtoi në vijim Veliaj, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të besimtarëve nesër në të gjithë qytetin do të organizohet një fushatë bamirësie. “Kushdo që ka mundësi, sidomos ushqime, batanije, veshmbathje, do duhet t’i sjellë pranë bashkisë apo pranë KMSH-së, dhe pastaj ditën e Bajramit duam që nga qyteti i Tiranës, qytetarët dhe besimtarët këtu, të çojmë këtë dhuratë solidariteti për të gjithë ata që janë në nevojë dhe më pas sipas nevojave, të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha Veliaj.

Po ashtu gjatë faljes së Fiter Bajramit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë. “Jam shumë i nderuar që shoh bashkë me mikun tim Bujarin, se sa ka ecur puna për Xhaminë e Madhe të Tiranës. Jam i bindur se 3-4 muaj punë me kaligrafinë dhe rifiniturat do të mbyllen brenda këtij viti, e do t’i japim Tiranës një tjetër stoli. Brenda një kilometri katror do të kemi shprehjet arkitekturore të të gjitha besimeve të qytetit tonë, siç i ka hije një qyteti që i respekton, i vlerëson të gjithë dhe që jeton mbi bazat e shëndosha të harmonisë fetare, besimit dhe vëllazërisë që kemi me njëri-tjetrin”, tha Veliaj, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, inspektoi punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164