INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Netanyahu: Do vazhdojmë të veprojmë kundër ngritjes së një pranie ushtarake iraniane në Siri

Netanyahu: Do vazhdojmë të veprojmë kundër ngritjes së një pranie ushtarake iraniane në Siri

Publikuar më: 17:35 20-07-2018

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë Vladimir Putin se vendi i tij do të vazhdojë të sulmojë asetet ushtarake iraniane në Siri. Putini ka raporte të afërta me Iranin dhe Sirinë, por po tenton që të krijojë marrëdhënie të afërta edhe me Izraelin.
Zyra e Netanyahut ka shkruar sot në Twitter se lideri izraelit i ka thënë Putinit gjatë një bisede telefonike se “Izraeli do të vazhdojë të veprojë kundër ngritjes së një pranie ushtarake iraniane në Siri”.
Izraeli vazhdimisht ka paralajmëruar Iranin që të mos rrisë prezencën ushtarake në Siri dhe disa herë ka kryer sulme ajrore ndaj caqeve iraniane në Siri. Më 11 korrik, gjatë një vizite në Kremlin, Netanyahu i kishte thënë Putinit se ai duhet të inkurajojë forcat iraniane që të largohen nga Siria.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047