Besojeni ose jo, shumë shpejt bota do njihet me historinë e jetës se Georgina Rodriguez, të cilën deri më tani e kemi njohur vetëm si partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo!
Bën mirë të bëheni gati pasi do të shfaqet së shpejti në “Netflix”.
Georgina punonte si shitëse në një dyqan të rrobave “Gucci” në Madrid, ku aty një ditë u shfaq Ronaldo si klient dhe nga ky takim i parë i tyre ndryshoi gjithçka për bukuroshen. Nga një vajzë që fitonte 10 euro në orë, jeta e Georgina-s ndryshoi me 360 gradë.
“Georgina është krejtësisht e sinqertë. Në dokumentar pranon se jeta e saj ndryshoi nga të mos pasurit asgjë në absolutisht gjithçka. Ajo ishte e re, e zakonshme, jeta e së cilës ndryshoi në mënyrë drastike. Ajo po largohej nga puna një ditë dhe rruga iu kryqëzua me dashurinë e jetës së saj. Kush nuk e ka ëndërruar këtë”, kështu shprehet Alvaro Diaz, një drejtues i “Netflix”, i cili ka zbuluar shkurtimisht momente nga xhirimi i dokumentarit.
Në serinë e parë të këtij dokumentari, Georgina Rodriguez do të shfaqet duke thënë:
“Shumë njerëz e dinë emrin tim, por pak njerëz e dinë kush jam.
Unë jam 27 vjeç dhe jeta ime ndryshoi 5 vite më parë. Ditën kur takova Cristiano-n, ishte verë, ditë e enjte, dhe kur po dilja nga dyqani, u shfaq një burrë i pashëm gati 2 metra i gjatë”.
Gjithashtu në këtë dokumentar do të shfaqet edhe Cristiano Ronaldo, që do të flasë për njohjen me dashurinë e tij.
“Gjithçka ndodhi në sekonda. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të ishin ndjenja kaq të mëdha sa të dashurohesha me të, nuk e prisja. Georgina është gruaja me të cilën jam krejtësisht i dashuruar”, shprehet CR7 sipas mediave të cilat zbuluan këto fragmente nga rrëfimi i futbollistit.