Joakim Low ka arsye për të qenë i shqetësuar, pasi kur kanë mbetur vetëm 12 ditë nga starti i Botërorit, Gjermania e tij nuk duket aspak gati për të mbrojtur titullin kampion.
Në miqësoren e sotme ndaj Austrisë, “Pancerat” u mposhtën me përmbysje me rezultatin 2-1, ndërsa e vetmja shenjë e mirë ishte rikthimi i Manuel Neuer, që tregoi se pavarësisht kohës së gjatë jashtë fushave, vijon të jetë nga më të mirët në katërkëndëshin e portës.
E nëse për tifozët e Gjermanisë, gjëja më e bukur e ndeshjes ishte rikthimi i Neuer, për ne shqiptarët, ishte ky djalosh shqiptarë që qëndronte para Sane dhe bëri shqiponjën me duar.
Gjatë himnit, një femijë me origjinë shqiptare(Flavio Kurtaj), i lindur në Austri, nuk harron rrënjët dhe gjakun e tij dhe bën shqiponjën duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.