Ina Kollçaku ishte një nga të ftuarat e të shtunën mbrëma në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Në sfidën “Dilema” përballë deputetes Dude Balje; Ina habiti të ftuarat me zgjedhjen e saj mes Nevina Shtyllës dhe Bora Zemanit si prezantuesen më të mirë.
Teksa skuadra kundërshtare duhet të gjininë se cila ishte zgjedhja e Inës; ato gabuan me përgjigjen e tyre. Kjo pasi zgjodhën Nevinën si përgjigje, ndërsa Ina zgjodhi Borën si moderatore më të mirë.
Epo si duket mes Inës dhe Nevinës gjërat nuk qenkan aspak mirë, pasi në sfidën "Ndaje ose tundu" në "Shiko Kush LUAN" u zbulua se në koridoret e Top Channel përflitet për një zënkë mes dyshes. Këtë gjë na la të kuptonim edhe Ina teksa tha se "nuk merret me llafe koridoresh" dhe këto zënka nuk i bën për "show" ndryshe situata me Nevinën do ishte marrë vesh me kohë.
Tani po që kuptojmë pse Ina zgjodhi Borën si prezantuesen më të mirë të "Për'puthen"!