Nevina Shtylla është një ndër vajzat më simpatike të showbizzit shqiptar, pamja e saj e jashtme dhe format e saj fizike shpesh herë janë bërë shkak për komente nga më të ndryshmet nga mediat online.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video të ndryshme për ndjekësit e saj si nga ana profesionale, por edhe nga përditshmëria.
Mbrëmje e djeshme moderatorja ka festuar ditëlindjen, e cila ka mbushur 25 vjeç dhe ka mbledhur miqtë dhe kolegët më të afërm të saj.
Të pranishëm në ditëlindjen e saj ishin, Fjoralba Ponari, Dj Sardi, Sara Kolami etj të cilët vendosën ta suprizojnë Nevinën me një tortë madhështore në të cilën shkruhej “E diell” dhe një urim shumë i ëmbël nga stafi.
Edhe pse Nevina është hyrje e re në “Top Channel”, duket se ndihet mirë mes stafit të “E Diell”.