INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
New Europe analizon se përse Shqipërisë nuk i hapen negociatat [FOTO]

New Europe analizon se përse Shqipërisë nuk i hapen negociatat [FOTO]

Publikuar më: 09:34 10-06-2019

New Europe është portal që raporton nga Brukseli dhe këtë herë në fokus ka Shqipërinë. Pëmes disa detajeve shpjegon se përse Shqipërisë nuk i hapet rruga për në BE.

Shkrimi është botuar në rubrikë Kasanda, që ka vite që ndjek problematikat në Shqipëri dhe jo vetëm. Kasandra ështe një dritare në portalin New Europe që nxjerr anët më të errëta të politikës. Një nga argumentat e shkrimit  lidhet me fakti se Shqipëria po bllokohet nga anëtarët e BE-së për shkak të problemeve me drogën. Kasandra merr dhe një shembull duke theksuar se qyteti i Elbasanit është kthyer në Medelinin e Europës dhe përmendet se Shqipëria ka problemin e përhershëm të prodhimit të narkotikëve që nuk mund të kapërcehet nëse Tirana nuk i jep Brukselit prova të padiskutueshme se qyteti i Elbasanit nuk është më Medelini i Europës.

Ndërkaq Kasandra hedh një “dritë shprese” kur thotë se është e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë, por jo e pamundur që situata në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës të ndryshojë.
E në fund e mbyll shkrimin me një konkluzion: Sot BE i ka dhënë përparësi fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që janë institucionalisht të dobëta në terma e parapërgatitjes për anëtarësim në BE, çka nënkupton se blloku nuk është gati të zgjerohet.

portal_1ok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333