INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“New York Times”: Trump ka shkelur ligjin

“New York Times”: Trump ka shkelur ligjin

Publikuar më: 07:40 03-10-2016

Një e përditshme amerikane ka bërë të ditur se zotëron dokumentet që tregojnë se manjati i pasurive të paluajtshme, Donald Trump ka deklaruar një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarësh gjatë vitit 1995.

“New York Times” shton se humbja ka qenë kaq shumë e madhe, saqë mund ta ketë detyruar kandidatin e tanishëm republikan për zgjedhjet presidenciale të shmangte pagimin e taksave për 18 vite rresht.

Drejtues të fushatës së tij kanë refuzuar të publikojnë deklaratat e vitit të fundit të taksave të paguara prej Trumpit, madje as nuk e kanë konfirmuar apo mohuar këtë shkallë kaq të lartë humbjesh.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hilary Clinton është kapur me forcë ndaj mosdeklarimit të tij të taksave. Gjatë debatit të parë therës presidencial të së hënës së kaluar, ajo e detyroi atë të mbrohej për mosdeklarimin e taksave, duke sugjeruar se ai ishte duke fshehur “diçka të tmerrshme”.

Kur ish-Sekretarja e Shtetit e akuzoi atë se nuk kishte paguar tatimin federal mbi të ardhurat, Trump iu kundërpërgjigj duke thënë se “kjo gjë e bën atë të zgjuar”.

Clinton ka publikuar tatimet mbi të ardhurat për rreth 40 vite, ndërsa edhe garuesi me Trump për t’u bërë zëvendësi i tij, Mike Pence, ka publikuar deklaratat e tij 10-vjeçare.

Dokumenti prej 3 faqesh i zotëruar nga “New York Times”, sipas Jack Mitnick, një ish-kontabilist i manjatit të pasurive të paluajtshme, emri i të cilit shfaqet në letrat përgatitore të deklarimit të taksave, është një kopje autentike e një pjese të mirë të deklarimit të vitit 1995.

Të shtunën, nga stafi i fushatës së Trumpit kanë akuzuar “New York Times” se po bëhet një “zgjatim” i fushatës së Clintonit.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271