Një shpërthim i fuqishëm, i ndodhur natën e mbrëmshme, shkatërroi lagjen Chelsea në New York të shtunën në mbrëmje. Rezultojnë dhjetëra të plagosur dhe vetëm pak minuta u dëgjua shpërthimi I një bombe tjetër disa blloqe banesash më tutje. Oficerët e policisë dhe agjentët federalë bënë pastrimin e rrugëve me qentë për tu siguruar se nuk kishte mjete të tjëra në zonë që mund të shpërthenin.
Sipas një burimi për CNN, hetuesit thanë se shpërthimi është shkaktuar nga një pajisje shpërthyese. Policia ka video të bizneseve në rrugën ku ka ndodhur shpërthimi. Hetuesit po survejojnë një person Iicili është ndodhur aty në momentin e shpërthimit .Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio tha se deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ky shpërthim ka lidhje me ndonjë akt terrorist.