INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“NewBorn” me pamje të re në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“NewBorn” me pamje të re në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar më: 13:04 17-02-2018

Obelisku “NewBorn”, i cili është i vendosur në qendër të Prishtinës që prej 10 vitesh, është ndryshuar sërish. Tashmë është bërë traditë që ky monument të shfaqet me pamje ndryshe në çdo përvjetor të Kosovës. Monumenti që u bë simbol i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “NewBorn”, gjatë natës është ‘transformuar’ duke marrë kështu një pamje të re me numrin 10 në mes, çka simbolizon numrin e viteve të shpalljes së Pavarësisë. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Fisnik Ismaili, autori i monumentit bëri me dije se monumenti "NewBorn" ka ndryshuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277