INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NEWSBOMB/ Skandal: AKEP të enjten do ‘vulosë’ vendimmarrjen e fshehtë, anëtarët e bordit ‘kyçin’ gojën

NEWSBOMB/ Skandal: AKEP të enjten do ‘vulosë’ vendimmarrjen e fshehtë, anëtarët e bordit ‘kyçin’ gojën

Publikuar më: 11:22 13-02-2018

Siç është shkruar prej dy ditësh në media, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) po tenton të favorizojë një prej kompanive telefonike në vend kundrejt dy operatorëve të tjerë. Vendimi që pritet të kalojë në 15 shkurt në bordin e AKEP shihet si një përpjekje për të futur duart në sektorin e telekomunikacionit.
E ndërsa kryetari i AKEP gjendet në konflikt interesi pasi ka punuar më parë në kompaninë Albtelekom, newsbomb.al, kontaktoi me anëtarët e bordit të AKEP për t’i pyetur rreth këtij vendimi absurd që duan ta kalojnë në mënyrë arbitrare në votim, të enjten.
Kështu, Alban Karapiçi, thjesht vendosi mos t’u përgjigjej thirrjeve tona për sqarim e transparencë.
Ketrina Topçiu, si të mos ishte fare anëtare bordi e mos kishte asnjë rol vendimmarrës u shpreh: “Nuk jam unë ajo që duhet të flas për këtë. Jo, jo. S’kam asgjë për të thënë”, dhe nxitoi të mbyllte telefonin.
Ne nuk u mjaftuam me kaq por telefonuam edhe Anila Denajn ,e cila si për të na “përcjellë”, tha se ishte në një mbledhje e s’ishte e mundur t’i përgjigjej pyetjes tonë, se si e gjykon ajo vendimin absurd që bordi ku bën pjesë, do favorizojë Albtelecom duke i hequr tarifat me pakicë të thirrjeve on-net/off-net e duke shkelur shkelur me të dyja këmbët rregullat e tregut dhe konkurrencës së lirë si dhe rregullat financiare ndaj kompanive të tjera që operojnë në Shqipëri.
Klarina Allushi, një tjetër anëtare bordi e AKEP, gjithashtu nuk pranoi të japë shpjegime rreth këtij skandali duke pohuar me qetësi për newsbomb.al “Do e merrni vesh të enjten”.
Pra anëtarët e bordit, deri në momentin kur pritet të kalojnë këtë vendim, kanë zgjedhur të heshtin e mos japin asnjë shpjegim duke ftuar kështu gazetarët thjesht të bëjnë “sehir” ditën kur do vulosin këtë vendimmarrje pas së cilës me të drejtë janë ngritur hije dyshimi për korrupsion .

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371